Këngëtari shqiptar që është në ‘Big Brother’ bëhet qesharak: Toka është e sheshtë, jo e rrumbullakët

Reperi i njohur Getinjo është një ndër banorët e “Big Brother VIP Kosova”. Së fundmi, ai ka bërë një deklaratë të fortë me të cilën është bërë virale në rrjet.

 

Getinjo i del kundër shkencës, reperi bëhet viral në rrjet

Getinjo i ka dalë “kundër” shkencës teksa është shprehur se sipas tij bota është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët. Deklarata e tij është mbështetur dhe nga artisti Gjon Karrica, i njohur si Lugati.

 

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë d ebate”, ka thënë reperi.